Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

13:26 | 19 Gusht 2025
Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

Një person është lënduar pas një aksidenti në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën10 zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10

Komento: