Aksident në Prugovc, lëndohen katër persona

09:04 | 18 Nëntor 2023
aksident-ne-prugovc,-lendohen-kater-persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave ne fshatin Prugovc.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:20  kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Front Online

Komento: