Aksident në qendër të Pejës, ka të lënduar

17:23 | 23 Mars 2019

Numri i aksidenteve është shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qendër të Pejës.

Në disa pamje të dërguar nga lexues të Indeksonline shihet vetura e rrotulluar afër disa lokaleve.

Sipas dëshmitarëve, pos dëmeve materiale, një femër është lënduar.

Këto ditë dukshëm janë shtuar aksidentet në trafik, ku vetëm sot një javë katër persona kanë vdekur.

Komento: