Reshjet e borës kanë shpeshtuar akidentet në gjithë vendin.
Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një dëshmitar i rastit kadërguar fotografi në adresë të redaksisë nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në këtë veturë janë të përfshira dy vetura.
Aksidenti ka ndodhur afër Katedrales, dhe sipas dëshmitarëve ka edhe të lënduar.
Nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por duhet cekur se me reshje të borës zakonisht shtohen aksidentet nëpër qytet.