Aksident në Rahovec, ka të lënduar

19:30 | 07 Gusht 2022

Aksidentet janë shtuar shumë viteve të fundit.

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Rogovë të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumir Graishta i cili tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit po trajtohet për momentin në spitalin rajonal të Gjakovës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre është rrokullisur.

Komento: