Aksident në Rrugën e Kombit, kamioni për pak përfundon në greminë, shoferi doli nga kabina pa dëmtime

11:05 | 29 Maj 2026
aksident-ne-rrugen-e-kombit,-kamioni-per-pak-perfundon-ne-gremine,-shoferi-doli-nga-kabina-pa-demtime

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën e Kombit, në zonën e Kolshit, në Shqipëri.

Një kamion është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës, duke rrezikuar për pak edhe rënien në greminë. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të automjetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga kabina pa pësuar dëmtime. Policia po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Komento: