Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

14:25 | 09 Gusht 2026
aksident-ne-rrugen-gjilan-ferizaj,-lendohet-nje-kembesor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, në fshatin Ramajn.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv, teksa tha se, aksidenti është raportuar rreth orës 11:37, ndërsa në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

I lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku po merr trajtim mjekësor.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit”, tha Osmani.

Komento: