Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

10:56 | 25 Nëntor 2023
aksident-ne-rrugen-gjilan-prishtine,-lendohen-tre-persona

Tre persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:00 mes dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Front Online

Komento: