Aksident në rrugën Mitrovicë – Istog, pesë persona të lënduar

23:08 | 17 January 2020

Aksident i rëndë ka ndodhur në Runik.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Istog, saktësisht në fshatin Runik.

Sipas informatave të fundit nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura nga ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar, Avni Zahiti, nga Policia e Kosovës.

“Nga informatat e deritanishme që kemi, raportohet për një aksident trafiku me të lënduar i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Istog, në fshatin Runik. Në aksident janë përfshirë dy vetura civile, derisa pesë persona kanë kërkuar tretman mjeksor”, ka konfirmuar Zahiti.

Pesë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Komento: