Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lenohen tre persona

15:00 | 02 Maj 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën, Mitrovicë-Prishtinë.

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovcë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti për Express.

Komento: