Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

14:09 | 23 Dhjetor 2020

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet rëndë këmbësori.

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht në vendngjarje ndodhen hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor, të cilët po merren me rastin”, tha ajo,

Komento: