Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohen katër persona

14:20 | 11 Tetor 2022

Lëndohen katër persona pas një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për Klankosova e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, është shprehur Ahmeti,

Komento: