Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

13:41 | 20 Nëntor 2020

Aksident mes dy veturave dhe një autobusi, lëndohen dy persona në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rreth rrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinë, konkretisht në drejtim të Fushë Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë marrë pjesë tri automjete (dy vetura dhe një autobus).

“Sot rreth orës 10:30 në rreth rrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Komento: