
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 në orët e paradites.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 09:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport./Front Online