Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

18:48 | 04 Tetor 2020

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Bresalc. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash mes dy veturave, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ismet Hashani.

“Një person është sjellë në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa me rastin po merret policia”, tha Hashani.

Komento: