Aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë, ka të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë, ka të lënduar

10:25 | 23 Prill 2019

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tre persona të lënduar.

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë saktësisht në fshatin Lebanë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve”, tha Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor dhe me këtë rast po merret njësiti i trafikut.

Komento: