Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen katër persona

23:11 | 20 Gusht 2023

Katër persona janë lënduar në një aksident ku të përfshira kanë qenë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka treguar se informatën për aksidentin e kanë pranuar në ora 21:00.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.   Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Komento: