Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

10:51 | 10 Mars 2021

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Lupq gjegjësisht në rrugën Prishtinë-Podujevë,

Zëdhënësja e rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë me dije për Klankosova.tv se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ajo.

Komento: