Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohet një motorist

17:56 | 03 Korrik 2025
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohet një motorist

Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar shoferi i motorit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i motorit”, tha Zahiti.

Komento: