Aksident në Sllatinë, ka të lënduar

18:12 | 23 Qershor 2022

Aksidentet janë shtuar shumë në numër në vendin tonë.

Dy persona janë lënduar si pasojë se rrokullisjes së një kamionete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, në fshatin Sllatinë.

Kështu tha për Klankosova.tv Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

“Rreth orës 14:30 , rr.Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë.

Njësitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës”.

Komento: