Aksident në Suharekë, gjashtë të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident në Suharekë, gjashtë të lënduar

13:51 | 26 Dhjetor 2019

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur të mërkurën në Suharekë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Grejkoc të Suharekës, ku të përfshira kanë qenë dy vetura.

Policia bën të ditur se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe tri femra K-Shqiptare, të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: