Aksident në Suharekë, vdes një 23-vjeçar

23:30 | 12 Gusht 2022

Një aksidnet ka ndodhur me fatalitet në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për media udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu, i cili tha se i riu është dërguar me shenja jete deri në emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për QKUK.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Studeqan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999”, u shpreh ai.

Tutje, Baraliu bëri të ditur se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Komento: