Aksident në Viti, lëndohet një person

14:22 | 01 Janar 2020

Një aksident ka ndodhur në Viti.

Policia në Viti ka arrestur një person i cili derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Gërlicë në Viti, ku i dyshuari derisa ishte duke e drejtuar veturën me targa gjermane, ka goditur një këmbësor.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencën e QKMF’së në Podujevë, është dërgur në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

I dyshuari, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: