Aksident te “Qafa”, policia del me detaje

20:13 | 02 Shtator 2022

Aksidentet po vazhdojnë të ndodhin pothuajse çdo ditë.

Një person ka mbetur i lënduar në vetaksidentin që ndodhi rreth orës 19:00 te “Qafa”, ku një veturë goditi një lis.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, të njëjtit i është ofruar trajtim mjekësor. Për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, Ahmeti ka deklaruar se Policia ka nisur hetim.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

Komento: