Aksident tek ‘Bregu i Diellit’, lëndohen tre persona

18:46 | 07 Korrik 2021

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Në aksident të përfshira ishin tri automjete, ndërsa njësitë policore tashmë kanë filluar hetimin e rastit.

“Sot rreth orës 16:40 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë është raportuar për një aksident rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti ndihmë mjekësorë kanë kërkuar tre persona”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, shtoi ai.

Komento: