
Sipas Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot në fshatin Koshare, në rajonin e Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se rreth orës 12:15 policia ka pranuar informatën për aksidentin, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një mashkull rreth 60 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor. Policia ka njoftuar se hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar dhe informata shtesë pritet të publikohen më vonë.