Është rritur shumë numri i aksidenteve në vendin tonë.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 54 sosh.
Derisa në orët e para të mëngjesit të sotëm patëm edhe një viktimë në Merdare, tre persona të tjerë në mesditë sot mbetën të lënduar në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
E një aksident si pasojë e mos kujdesisë, ka ndodhur çaste më parë edhe në afërsi të Pejës, saktësisht në fshatin Leshan.
Një dëshmitar i ka thënë Indeksonline se nga ky aksident ku shihen se janë përplasur dy vetura, ka edhe të lënduar.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes shihen edhe njësitet e policisë.