Aksident trafiku, humb jetën një person

08:08 | 03 Prill 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në komunën e Vitisë.

Në aksident janë të përfshirë një një veturë dhe një motoçiklet, ku si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Drobesh të Vitisë ka ndodhë një aksident në mes të një veture dhe një mkotoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës, mashkull i moshës rreth 20-cjeçare”, ka thënë Hashani.

Komento: