Aksident trafiku mes dy veturave në afërsi të Zllakuqanit të Klinës, 5 të lënduar

14:44 | 20 Dhjetor 2020

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në afërsi të fshatit Zllakuqan të Klinës, ku dy vetura janë ndeshur me njëra tjetrën dhe për pasojë 5 persona janë lënduar.

Aksidentin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se pas aksidentit 5 persona janë lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Komento: