Aksident trafiku mes tri veturave në Pejë, pesë persona të lënduar

23:54 | 09 Tetor 2020

Pesë të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në Pejë.

Pesë persona kanë përfunduar të lënduar si pasojë e një aksident trafiku mes tri veturave sonte në qytetin e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ndërsa bëri të ditur se rasti ndodhi në lagjen ‘’Fidanishte’’.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Pejë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10.

Komento: