Aksident trafiku në Debërllukë të Vushtrrisë, lëndohen tre persona

17:44 | 09 Gusht 2022

Sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

“Aksident trafiku me lëndime i ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti

Komento: