Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

15:26 | 24 Shtator 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka njoftuar se njësitet policore të Policisë së Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

Po ashtu, nga ky aksident janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Komento: