
Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në lagjen Fidanishte, mes një kamionete dhe një motori.
Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit e mediave, shihet se në vendngjarje janë Policia e Kosovës si dhe zjarrfikësit. Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar. Mediat kanë kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.