Aksident trafiku në Prishtinë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

21:49 | 14 Shkurt 2020

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një vet-aksident ka ndodhur rreth orës 21 e 30 në rrugën “Eqrem Qabej”, në qendër të Prishtinës.

Sipas dëshmitarëve në këtë aksident ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk raportohet për të lënduar.

Vozitësi duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur njërën nga shtyllat elektrike, afër stacionit të autobusëve.

Komento: