Aksident trafiku në qendër të Prishtinës

23:10 | 05 Dhjetor 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Saktësisht dy vetura janë ndeshur tek udhëkryqi në afërsi të objektit të “Rilindjes”.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe njësitë policore.

Duhet përkujtuar që nga Policia e Kosovës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për kujdes të shtuar në trafik për shkak të numrit të madh të aksidenteve, disa prej tyre edhe me fatalitet.

Komento: