Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka të lënduar

15:12 | 14 Qershor 2020

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur para pak minutave në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llabjan. Dyshohet se në aksident ka persona të lënduar.

E lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

Ai tha se në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë si dhe ekipet e tjera mjekësore.

“Po ka ndodhur një aksident trafiku. Ekipet e policisë dhe emërgjencës janë duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.

Komento: