
Me uljen e temperaturave po shtohet edhe numri io aksidenteve të trafikut në vend.
Edhe një tjetër aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, te fshati Shupkovcë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.