Aksident trafiku në rrugën Pejë-Deçan, motoristi i lënduar niset drejt QKUK-së.
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Lybeniq të Pejës, në rrugën Pejë-Deçan.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një motoçiklist dhe për shkak të natyrës së lëndimeve i njëjti është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.