Aksident trafiku në rrugën Pejë-Deçan, një i lënduar niset drejt QKUK-së

13:33 | 04 Korrik 2021

Aksident trafiku në rrugën Pejë-Deçan, motoristi i lënduar niset drejt QKUK-së.

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Lybeniq të Pejës, në rrugën Pejë-Deçan.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një motoçiklist dhe për shkak të natyrës së lëndimeve i njëjti është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Komento: