Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humbin jetën dy persona

09:15 | 29 Dhjetor 2018

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00.

Nga ky aksident kanë mbetur pa shenja jete dy pasagjerë, ndërsa dy të tjerë (shoferi dhe një pasagjer) kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga ky aksident kanë humbur jetën dy gra, derisa pasagjerët e tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Passat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjeret nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe në vend të ngjarjes kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Personat që humbën jetën janë “L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç, . e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend gjarje, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.”

Komento: