
Një aksident trafiku ka ndodhur në “Veternik” të Prishtinës, saktësisht përballë qendrës tregtare “Albi Mall”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se nga ky aksident, ku janë prfshirë dy vetura, kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti në këtë rrugë është krijuar kolonë e gjatë.

