Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përshirë tri automjete. Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë se Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 dhe kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Rreth orës 08:00 në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.