Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 21:45 në magjistralen Podujevë-Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim.
Në aksident ishin të përfshirë dy automjete dhe një biçiklist. Viktima është një 30-vjeçar.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.
Po ashtu, deri në përfundim të këqyrjes së vendit të ngjarjes ky segment rrugor do të jetë plotësisht i bllokuar për qarkullim të automjeteve.
“Andaj lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpiejn nga drejtimi i Podujevës në drejtim të Merdares dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.