Vetura del nga rruga dhe bie në lumë në Prizren, një i vdekur dhe dy të lënduar.
Një vetkasident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 tek ura në hyrje të fshatit Gjonaj në Has të Prizren, ku një veturë ka rënë në lumin Dri.
Sinjali nga burimet ka mësuar se si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar.
Raportohet se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe alkoolit.
Bëhet e ditur se të lënduarit janë transportuar për në spital, kurse trupi i pajetë i viktimës është ende në vendin e ngjarjes.