Aksident tragjik me të vdekur, vetura del nga rruga dhe bie në lumë në Prizren

22:16 | 25 Shtator 2021

Vetura del nga rruga dhe bie në lumë në Prizren, një i vdekur dhe dy të lënduar.

Një vetkasident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 tek ura në hyrje të fshatit Gjonaj në Has të Prizren, ku një veturë ka rënë në lumin Dri.

Sinjali nga burimet ka mësuar se si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar.

Raportohet se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe alkoolit.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë transportuar për në spital, kurse trupi i pajetë i viktimës është ende në vendin e ngjarjes.

Komento: