Aksident tragjik në Drenas, 10 të lënduar, përfshirën 5 automjete

18:30 | 02 Maj 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident me dhjetë të lënduar ka ndodhur në fshatin Abri të Drenasit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci i tha Gazetës Express se në aksident janë përfshirë pesë automjete.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe Borovci tha se kanë nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Më herët në fshatin Gllobar të Drenasit ndodhi një aksident fatal, nga i cili humbën jetën dy persona.

Komento: