Aksident tragjikë në Itali, humb jetën i ri shqiptar

11:00 | 05 Tetor 2019

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në Itali.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali mëngjesin e të shtunës.

Në këtë përplasje të ndodhur rreth orë 4:30 të mëngjesit, ka mbetur pa shenja jete një i ri shqiptar.

Makina ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një pemë në rrugën ‘Mavora’ në Gaggio, Castelfranco Emilia.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë ambulancës, i riu shqiptar kishte humbur jetën në vend, menjëherë pas aksidentit.

Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët janë një italian dhe një rumun.

Komento: