Aksident zingjiror në Fushë Kosovë

20:19 | 17 Korrik 2021

Aksident trafiku mes tri veturave në Fushë Kosovë.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.

Në fotografitë që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar kurse 63 tjerë vetëm me dëme materiale.

Komento: