Aksidentë me të lënduar rrugën Gjakovë-Pejë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksidentë me të lënduar rrugën Gjakovë-Pejë

17:30 | 16 Nëntor 2021

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Pejë, ka të lënduar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën regjionale Gjakovë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete.

Rastin për lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija, i cili ka thënë se në aksident ka edhe persona të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në fsshatin Dujakë, në rrugën regjionale Gjakovë-Pejë dhe janë përfshirë dy vetura. Nga aksidenti kanë marrë lëndime të lehta trupore dy persona, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale”, ka thënë Sahatqija.

Ai ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur për shkak se automjeti që ka qenë në drejtim të Gjakovës, ka ndërruar shiritin e rrugës duke dalur në shiritin e kundërt ku edhe është përplasur me veturën tjetër.

Komento: