Aksidentet e shumta, Policia e Kosovës bën këtë apel për qytetarët

22:12 | 18 August 2019

Numri i aksidenteve të trafikut po rritet çdo ditë e më shumë.

Një grua ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodh sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga Policia e Kosovës në një prononcim pas aksidenteve që janë duke ndodhur bëjnë thirrje nga qytetarët të kenë kudjes gjatë vozitjes.

Ata thonë se duhet të ketë kujdes që të shmangen rastet me humbje të jetës së njerëzve.

“Policia edhe njëherë kërkon kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve për të respektuar rregullat e trafikut dhe kufizimin e shpejtësisë, në mënyrë që të shmangen rastet e tilla që jo rrallë po përfundojnë me pasoja tragjike të humbjes se jetës njerëzore”, ka thënë nga Policia.

Komento: